📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Moti 2 scaled

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët e gradualisht shtim vranësirash të pakta deri mesatare kalimtare në pjesën më të madhe të territorit. Duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore të territorit vranësirat hera-herës deri të dendura.

Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet malore në lindje reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra reshjet në këto zona në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Reshje shiu me intensitet të ulët gjithashtu edhe në relievet e larta malore të zonës së jugut. Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 17 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 16/31 Diell re
Kukës 14/26 Diell re shi
Lezhë 19/31 Diell re
Dibër 11/27 Diell re shi
Durrës 16/32 Diell re
Tiranë 18/32 Diell re
Elbasan 16/31 Diell re
Berat 12/30 Diell re shi
Vlorë 17/28 Diell re
Korçë 10/24 Diell re shi
Gjirokastër 9/29 Diell re shi
Sarandë 16/28 Diell re
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights