Moti

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura përgjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë dhe më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje. Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore – malore në lindje reshje shiu afatshkurtra, të dobëta dhe lokale.

Era do të fryjë me drejtim me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 10-16 m/s, shoqëruar me dallgëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 1-3 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/24 Diell re
Kukës 9/18 Diell re shi
Lezhë 14/24 Diell re
Dibër 8/17 Diell re shi
Durrës 12/26 Diell re
Tiranë 16/26 Diell re
Elbasan 13/26 Diell re
Berat 13/26 Diell re
Vlorë 14/25 Diell re
Korçë 10/17 Diell re shi
Gjirokastër 9/25 Diell re
Sarandë 12/25 Diell re
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights