Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare ndërsa pas orëve të mesditës mot kryesisht i vranët e alternime kthjellimesh. Prej orëve të mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë territorin ndërsa lokalisht dhe hera-herës këto reshje do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë deri 12 m/s, shoqëruar me dallgëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 12/25 | Diell re shi |
Kukës | 7/24 | Diell re shi |
Lezhë | 12/25 | Diell re shi |
Dibër | 7/21 | Diell re shi |
Durrës | 11/26 | Diell re shi |
Tiranë | 16/27 | Diell re shi |
Elbasan | 12/27 | Diell re shi |
Berat | 9/27 | Diell re shi |
Vlorë | 12/26 | Diell re shi |
Korçë | 8/22 | Diell re shi |
Gjirokastër | 8/27 | Diell re shi |
Sarandë | 10/26 | Diell re shi |