Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht kthjellët ndërsa më pas gradualisht pritet shtim vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu lokale në pjesën më të madhe të territorit, por dhe shtrëngata të izoluara, kryesisht në relievet malore.
Era parashikohet të fryjë e me drejtim kryesor veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina, male dhe bregdet, kryesisht veriperëndim era pritet të fitojë shpejtësi deri 14 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 21/34 | Diell re shi |
| Kukës | 18/31 | Diell re shi |
| Lezhë | 23/34 | Diell re |
| Dibër | 16/30 | Diell re shi |
| Durrës | 23/34 | Diell re |
| Tiranë | 24/35 | Diell re shi |
| Elbasan | 23/36 | Diell re shi |
| Berat | 22/36 | Diell re shi |
| Vlorë | 23/34 | Diell re |
| Korçë | 15/29 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 19/35 | Diell re shi |
| Sarandë | 23/34 | Diell re |
