Moti 2 scaled

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit të herëpashershme dhe intensitet të ulët fillimisht në zonën e veriut dhe qendër. Më pas gjatë ditës reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët do të shtrihen në të gjithë territorin. Gjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites reshjet e shiut lokalisht në zonën e veriut dhe në atë të qendrës me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 15 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 13/21 Re shi diell
Kukës 13/18 Re shi diell
Lezhë 12/20 Re shi diell
Dibër 8/18 Re shi diell
Durrës 11/22 Re shi diell
Tiranë 14/22 Re shi diell
Elbasan 13/23 Re shi diell
Berat 11/24 Re shi diell
Vlorë 13/21 Re shi diell
Korçë 9/18 Re shi diell
Gjirokastër 8/22 Re shi diell
Sarandë 15/22 Re shi diell
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights