Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh. Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës deri ato të pasdites në zonën e veriut si dhe malësitë e zonës së qendrës dhe jug. Në relievet e larta malore reshjet në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e shtrëngatave. Pas orëve të pasdites ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 13/24 | Diell re shi |
| Kukës | 11/19 | Diell re shi |
| Lezhë | 15/24 | Diell re shi |
| Dibër | 10/21 | Diell re shi |
| Durrës | 12/25 | Diell re |
| Tiranë | 16/26 | Diell re |
| Elbasan | 13/26 | Diell re shi |
| Berat | 15/26 | Diell re shi |
| Vlorë | 15/25 | Diell re |
| Korçë | 8/18 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 12/24 | Diell re shi |
| Sarandë | 15/25 | Diell re |
