📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Moti 2 scaled

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas parashikimit, moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura, të alternuara me kthjellime të herëpashershme, më të dukshme përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonat malore dhe kodrinore pranë tyre reshjet do të marrin formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s, duke sjellë në dete valëzim të forcës 2 deri në 3 ballë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights