📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Veliaj sd

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Sofjes, Nikola Barbutov e cilëson paraburgimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ‘një vendim që vë në rrezik jo vetëm të drejtën e tij, por edhe të atyre që e kanë zgjedhur’.

Në një postim në rrjete sociale, ai ka kujtuar një takim me Veliajn gjatë zhvillimit të Lojërave Olimpike të Parisit në 2024 kur, së bashku me kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, diskutonin për transportin dhe investimet në qytetet e tyre, ndërkohë që sot dy kryebashkiakën ndodhen në paraburgim.

Në këtë pjesë të Evropës sonë, kjo (mbajtja në paraburgim pa vendim) po kthehet në një model të përsëritur. Kryetarët e bashkive zgjidhen me votë, më pas hetohen dhe mbahen për muaj të tërë në paraburgim, përpara se ndonjë gjykatë të marrë një vendim. Vende të ndryshme, dosje të ndryshme, por i njëjti efekt mbi qytetin”, shkruan Barbutov.

Ai thotë se si vendet anëtare të BE, ashtu edhe ato që aspirojnë të anëtarësohen, duhet të respektojnë parimin e nenit 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut: Liria është rregulli, ndërsa paraburgimi është përjashtimi.

Postimi i plotë:

Kanë kaluar dy vjet që nga ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit.

Kjo fotografi është bërë më 26 korrik 2024, kur isha nënkryetar i Bashkisë së Sofjes. Ishte një nga ato bisedat e zakonshme mes kolegësh nga kryeqytete të ndryshme: për transportin, investimet, ngjarjet e mëdha dhe për atë që i mbetet një qyteti pasi kamerat largohen.

Dy prej personave në këtë foto tani janë në paraburgim.

Ekrem İmamoğlu, kryetar i Bashkisë së Stambollit, që prej 19 marsit 2025. Pesëmbëdhjetë muaj në paraburgim, pa asnjë vendim. Ankesa e tij kundër paraburgimit po shqyrtohet me procedurë prioritare nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ai është një nga më shumë se njëzet drejtues vendorë që mbahen në paraburgim në Turqi.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës, që prej shkurtit 2025. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e ka kthyer dy herë për rishqyrtim çështjen e paraburgimit të tij, duke konstatuar se nuk përmbushte standardet kushtetuese.

I njoh mirë të dy dhe kam besim tek ata.

Në këtë pjesë të Evropës sonë, kjo po kthehet në një model të përsëritur. Kryetarët e bashkive zgjidhen me votë, më pas hetohen dhe mbahen për muaj të tërë në paraburgim, përpara se ndonjë gjykatë të marrë një vendim. Vende të ndryshme, dosje të ndryshme, por i njëjti efekt mbi qytetin.

Eurocities, Rrjeti B40 dhe Pakti i Qyteteve të Lira i kanë mbajtur këto raste në qendër të vëmendjes, edhe kur politika kombëtare nuk e ka bërë këtë. Kjo ka më shumë rëndësi sesa mendojnë shumë njerëz.

Liria është rregulli, ndërsa paraburgimi është përjashtimi. Ky është parimi i nenit 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe është pikërisht standardi që u kërkojmë ta respektojnë si vendeve kandidate, ashtu edhe shteteve anëtare.

Kur personi që mbahet në paraburgim është zgjedhur me votë, e drejta që vihet në rrezik nuk është vetëm e tij. Një qytet pa kryetarin e zgjedhur nga qytetarët e tij është një qytet, vota e të cilit është lënë mënjanë pa u dhënë ende një vendim gjyqësor.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights