📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
WhatsApp Image 2026 07 07 at 12 sd

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar edhe për mungesën e demokratëve në seancat plenare në Kuvend.

Ai u shpreh se nuk e kanë bojkotuar Parlamentin, por se nuk do të shkojnë në seanca deri në momentin që do të futen në rend dite projekt-ligjet që kërkojnë protestuesit.

“Nuk kemi bojkotuar Parlamentin. Kemi shpallur mospjesëmarrje në seancat parlamentare dhe jo në komisione, gjersa Edi Rama të mos bllokojë paraqitjen në parlament të amendamenteve që kanë dorëzuar deputetët tanë për ndryshimin e ligjeve që kërkojnë përfaqësuesit e protestës.

Mbajtja e tyre pa i paraqitur në parlament, është një fyerje shumë e rëndë për opozitën, protestën dhe për shqiptarët.
Është një dhunim i të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës. Kjo është arsyeja dhe ky është qëndrimi.

Të vendosë kryesia, t’i paraqesim, t’i diskutojmë. Është detyrimi më minimal i parlamentit ndaj publikut, ndaj shqiptarëve dhe shqiptarëve në protestë”, tha Berisha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights