Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
6703ed40 84da 4173 b1c6 6982f7e0a1cb 696x376

Një tjetër rast i mashtrimit ndërkombëtar përmes investimeve në bursa fiktive është goditur nga strukturat e Policia e Shtetit, në kuadër të operacionit të koduar “Fasada”.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas informacioneve të siguruara së fundmi mbi një aktivitet të paligjshëm që zhvillohej në kryeqytet.

Gjatë ndërhyrjes në një apartament në rrugën “Sulejman Delvina”, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të përshtatur si call center, nga ku dyshohet se kryhej mashtrimi i shtetasve të huaj përmes skemave të investimit në tregje financiare të rreme.

Në flagrancë u kapën shtetasit A. R., 44 vjeç, dhe L. M., 26 vjeç, të cilët administronin ambientin, si dhe 12 operatorë që ushtronin aktivitetin në momentin e ndërhyrjes.

Sipas hetimeve paraprake, apartamenti ishte marrë me qira nga shtetasi A. R., i cili në bashkëpunim me shtetasin L. M. kishte organizuar dhe drejtonte këtë veprimtari të kundërligjshme.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, dy administratorët u vunë në pranga, ndërsa 12 shtetasit e tjerë u proceduan penalisht në gjendje të lirë.

Gjatë operacionit u sekuestruan 19 njësi kompjuterike, 2 aparate celularë dhe 1 pajisje DVR, që dyshohet se përdoreshin për realizimin e mashtrimit.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Policia e Shtetit thekson se mbetet e angazhuar për goditjen e çdo forme të kriminalitetit ekonomik dhe financiar, si dhe për mbrojtjen e qytetarëve, brenda dhe jashtë vendit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights