31 vjeçari i quajtur Denis Dina është vënë në pranga këtë të Hënë në Kukës. Siç bën me dije Policia, ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Prishtinës i ka caktuar “arrest me burg”.
Në Tetor të vitit të shkuar, i riu ka transportuar 1.1 kg kokainë nga Shqipëria në Kosovë.
“Operacionalja 41, në kuadër të të cilit, nga ana e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, u bë e mundur lokalizimi në qytetin e Kukësit, kapja dhe ndalimi me qëllim ekstradimi i shtetasit D. D., 31 vjeç, banues në Kukës. Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Prishtinës/Kosovë, më datë 14.04.2025, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike (kokainë)”, të parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës. Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar”, thuhet në njoftimin zyrtar.