Sot rinisi seanca e parë plenare për sesionin e ri. •Në fillim mori fjalën kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e cila bëri një bilanc të sesioneve të mëparshme. •Por, kur Nikolla lexoi se kishte ardhur në Kuvend një shkresë nga PD për zgjedhjen e Lulzim Bashës si kryetar të grupit parlamentar të kësaj partie, nisën diskutimet në sallë. •Ndërkohë që Nikolla e ka përmendet këtë shkresë, ka qenë Gazment Bardhi dhe deputetë të tjerë ata që kanë qeshur nga ndenjëset e tyre. •Pak më vonë, Bardhi dhe Basha janë parë duke debatuar me tyre, pasi janë ulur pranë, ndërsa të dy deputetët duken të acaruar me njëri-tjetrin. •Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi tha se ta harrojë që PS, Rama dhe Veliaj do zgjedhin kreun e grupit të PD. •Pas përfundimit të seancës plenare, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pranoi ftesën e Gazment Bardhit për një takim për të unifikuar qëndrimin e opozitës.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights