📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
0 2025 09 11t121248.959

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, vlerësoi sot se Niko Peleshi është profili i duhur për të drejtuar Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë fjalës në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama theksoi drejtimet dhe sfidat që presin Kuvendin.

Rama vuri në dukje se nënkryetare e Kuvendit do të jetë deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu.

Rama njoftoi po ashtu edhe drejtimin e grupit parlamentar të PS-së, i cili do t’i lihet Taulant Ballës.

“Unë besoj se pas kaq vitesh eksperiencë në drejtimin e një sërë institucionesh dhe profilin e respektuar gjerësisht, Niko Peleshi është profili dhe njeriu i duhur për të marrë nga Elisa Spiropali stafetën si kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Kam besim se në krah me eksperiencën e fituar dhe për profesionalizmin, integritetin dhe shembullin, deputetja e Durrësit Klodiana Spahiu është nënkryetarja e duhur për Kuvendin e ri”, tha Rama.

Ndërsa për kreun e grupit parlamentar të PS-së, Rama tha se “ka shumë pak për të menduar, pasi Taulant Balla mund të jetë drejtuesi i duhur për eksperiencën e gjatë si deputet, njohjen e detyrës dhe të grupit më mirë se kushdo”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights