Policia e Tiranës ka arrestuar 40-vjeçarin Eledion Marku që mëngjesin e së dielës përplasi makinën te shkallët e kryeministrisë dhe më pas godiste me këmbë derën e institucionit.
Sipas burimeve, Marku dyshohet se vuan nga çrregullime të shëndetit mendor, pasi edhe në deklarime nuk jep motive mbi arsyet e incidentit. Ndërsa në lidhje me makinën rezultoi se ia kishte marrë një mikut të tij.
