Asteroidi1

Teleskopi James Webb ka fotografuar asteroidin që mendohej se do të godiste Tokën.

2024 YR4  u zbulua në fund të vitit të shkuar dhe u parashikua se kishte 3% mundësi që të godiste planetin tonë në vitin 2032. Vëzhgimet e mëtejshme i bënë shkencëtarët të ndryshonin mendje dhe ta ulnin këtë përqindje në zero.

Gjithsesi, mbetet një mundësi e vogël që të godasë hënën. Asteroidi kalon në rrugën tonë çdo 4 vjet.

NASA dhe ESA publikuan fotot ku asteroidi duket si një pikë e ndritshme, raporton Associated Press. Ai është rreth 60 metër dhe është objekti më i vogël qiellor që është parë ndonjëherë përmes teleskopit më të fuqishëm hapësinor.

Astronomi Andrew Rivkin nga universiteti Johns Hopkins tha se vëzhgimet janë “të pavlefshme” për asteroidët e tjerë që mund të na godasin. Edhe teleskopët tokësorë e kanë gjurmuar këtë asteroid përgjatë muajve të kaluar.

“Kjo na jep një dritare për të kuptuar si janë objektet e tjera me përmasat e 2024 YR4, përfshirë edhe të  radhës që mund të jetë drejtuar nga ne”, tha ai në një deklaratë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights