Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një komunikim për mediat foli për kanabisin që u zbulua në repartin ushtarak në Zall Herr. Gjatë fjalës së tij Meta tha se bota e krimit ka nxitur edhe mbjelljen e kanabisit dhe kanë për qëllim të kriminalizojnë edhe shoqërinë.

“Bota e krimit ka nxitur mbjelljen e kanabisit në një repart të tillë. Nuk kemi të bëjmë vetëm me një grup të struktura kriminal si grupi i inceneretorëve por me një përpjekje të këtij grupi të strukturuar që kërkon të kriminalizojë një shoqëri të tërë. Këtë e shohim edhe në kursin e frikshëm të euros me lekun. Asnjë justifikim nuk qëndron , por është vetëm si rezultat i aktiviteteve kriminale. Është më rendësi që e gjithë opozita të ndërgjegjësohet dhe të rrisë nivelin e bashkëpunimit për të përballuar një situatë ku një grup i strukturuar kriminal kërkon të shndërrojë të gjithë shoqërinë në një shoqëri të strukturuar”, tha Meta.

Për sa i përket ndërtimit të kullave në Tiranë ai tha se sa i takon çështjes së kullave në Tiranë e dimë se kush i jep lejet dhe se kush janë përfituesit, por e dimë se kush dëmtohen më shumë që janë qytetarët. Sa më të larta kullat në Tiranë, aq më gropë shkon euro me lekun dhe aq më shumë fuqizohen një pakicë e lidhur me qeverinë.Ne kemi protestuar gjithmonë dhe do vijojmë të protestojmë. Por kjo nuk mund të na heqë foksin nga krye afera e shekullit inceneratorëve.

Ndërkohë ai tha se operacioni Metamorfoza’ tregon se elementet e botës së krimit kontrollojnë drejtuesit e policisë.

“Ngjarja monstruoze, e cila edhe pas sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës. Ndaj SPAK dhe institucionet e drejtësisë, duhet të motivohen që të vijojnë punën. Përgjegjësit duhet të vihen para përgjegjësisë dhe të mos vidhen para publike dhe taksat e qytetarëve paguhen edhe tani që flasim. Kjo është me rëndësi. Duke u ndalur te operacioni Metamorfoza, por edhe për shkak të ngjarjes së rëndë, ku në një repart ushtrie mblidhej kanabis, tregoi se cenohet siguria kombëtare dhe ajo qytetare. ‘Metamorfoza’ tregon se elementet e botës së krimit kontrollojnë drejtuesit e policisë, që duhet të jetë mbrojtësja e pronës. Ata arrijnë që të marrin informacione për çdo lëvizje. Ky inkriminim i policisë, ka vetëm një emër fajtor, që është Edi Rama.”, tha Meta.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights