📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Polici 1

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Tuneli”, duke goditur në flagrancë një rast trafikimi të armatimit të rrezikshëm nga Burreli drejt Tiranës. Nga ky operacion është arrestuar një 22-vjeçar me inicialet A. D., banues në Burrel.

Si u realizua operacioni? Shërbimet e policisë kishin në dispozicion informacione të besueshme se një person po transportonte armë zjarri në automjet, nga qyteti i Burrelit drejt Tiranës.

Operacioni u zhvillua në tunelin e Murrizit, ku u ndal automjeti me 22-vjeçarin. Gjatë kontrollit të kryer në bagazh, u zbuluan dy armë zjarri kallashnikov të fshehura dhe 4 krehra për to. Policia sekuestronte gjithashtu mjetin dhe celularin e personit të arrestuar.

Në njoftimin e Policisë thuhet gjithashtu se: “Nga hetimet dyshohet se ky shtetas po i transportonte armët në Tiranë, për t’i shitur për llogari të grupeve kriminale.”

Ndërkohë hetimet janë ende në vijim, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë, si dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights