📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
KLAN THUMBNAILS 1 1024x576

Kryeministri i vendit, Edi Rama, feston sot 62-vjetorin e lindjes. Ai ka ndarë një mesazh falënderimi në rrjetet sociale për të gjitha urimet e marra gjatë ditës, shoqëruar me një foto të realizuar me Inteligjencë Artificiale.

Kreu i qeverisë shprehet se e ka të pamundur t’u përgjigjet individualisht të gjitha urimeve, ndërsa ka ironizuar komentet negative.

“Faleminderit për urimet e panumërta… e pamundur t’u përgjigjem të gjithave, prandaj po ju përcjell këtu falënderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon. Dhe faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurtë që nuk po jeton kot”, shkruan ai.

 

Te fotoja, Rama shfaqet me dorë në zemër, si shenjë përuljeje, i veshur me kostum rozë dhe me një flamingo në krah. Sigurisht, kjo zgjedhje vizuale nuk është rastësore. Lidhet direkt me protestat e zhvilluara prej më shumë se 1 muaji në Tiranë, ku qytetarët përsërisin thirrjet për dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit të tij.

Edhe këtë të shtunë, në ditëlindjen e tij, është planifikuar të mbahet tubim madhështor, me pjesëmarrjen e diasporës.

Edi Rama lindi më 4 korrik 1964, në Tiranë. Ai ka një karrierë të gjatë si në politikë, mësimdhënie apo sport. Rama është ish-basketbollist, ish-pedagog, piktor, publicist dhe politikan shqiptar.

Figura kryesore e Partisë Socialiste që prej vitit 2005 dhe i pari lider shqiptar që udhëheq qeverinë prej katër mandatesh tanimë. Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, PS mori një tjetër fitore, me qëllimin kryesor për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights