📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Ervin mata 1 705x450

Zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Ervin Matës, i cili u arrestua në Brazil. Prej më shumë se dy vitesh, Interpol Tirana kishte siguruar informacione se Mata fshihej në Brazil, vend ku edhe u arrestua me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

39-vjeçari jetonte mes Brazilit dhe Paraguait. Në momentin që u ndalua, Mata i dorëzoi policisë vendase dokumente të falsifikuara të Paraguait me vendlindje në Mbretërinë e Bashkuar, mjet identifikimi që skadonte në 2030-ën.
Po ashtu Mata posedonte dokumente të tjera të dyshuara të falsifikuara, si një kartë identiteti dhe pasaportë bullgare.
Sipas burimeve, gjatë arrestimit në periferi të San Paolos, ai u kap me disa shtetas të tjerë, pjesë e narkotrafikut.

Mata rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK që prej vitit 2023 për përfshirje në trafikun e sasive të mëdha të kokainës dhe drejtim të një grupi të strukturuar kriminal që vepronte në disa shtete.

Pasaporta bullgare kishte skaduar në vitin 2024, ndërsa karta e identitetit bullgare ishte e vlefshme deri në vitin 2029, gjithashtu të falsifikuar.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights