Gazment
Bardhi është shprehur se ndërhyrjet e raportuara në sistemet TIMS në policinë e
Shtetit duhet të trajtohet me një kujdes të veçantë.
Gjithashtu
ai shton se një skandal i përmasave të tilla kërkon një hetim të plotë, duke
shtuar se Grupi Parlamentar i PD mbështet një hetim të tillë dhe se do të
ndërmarrë çdo iniciativë parlamentare për zbardhjen e plotë të tij.
REAGIMI:
Shqetësimi i
SHBA në lidhje me ndërhyrjet e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit
meriton një vëmendje të veçantë nga Grupi Parlamentar i PD.
Ky skandal i
denoncuar ditë më parë nga kolegët deputetë, që cënon të dhënave
vetjake/sensitive të qytetarëve shqiptarë dhe shtetasve të huaj, kërkon një
hetim të plotë dhe të gjithëanshëm dhe duhet të jetë një nga prioritet e punës
së Grupit Parlamentar në sesionin e ri.
Duke
falenderuar të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA në Tiranë, z. H. Martin
McDowell për vëmendjen ndaj kësaj çështje, dua të siguroj çdo qytetar shqiptar
e të huaj, se Grupi Parlamentar i PD mbështet hetimin e plotë të këtij skandali
dhe do të ndërmarrë çdo iniciativë parlamentare për zbardhjen e plotë të tij.