Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare.
Lajmin e hidhur e ka dhënë bashkëshortja e tij, Suela Kapllani Harasani e cila thotë se vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk ia doli të fitonte betejën me kancerin.
Andis Harasani ka qenë një figurë e rëndësishme për politikën shqiptare, ai është zgjedhur dy herë deputet në radhët e Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2005 dhe në zgjedhjet e vitit 2009. Ndërsa nga shtatori i vitit 2002 deri në korrik të vitit 2005 ka qenë drejtor i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH).
Harasani në vitin 2012 u shkëput nga politika dhe u shpërngul në SHBA, por duke mos u larguar nga jeta publike. Ai ka qenë në rrjetet sociale një kritik ashpër i Ramës.