566207194 808776888778307 7525306633569762295 n 1024x768 1 696x522

Tre muaj pas qëndrimit në gjendje kome, ka ndërruar jetë Arjan Kraja, burri që shpëtoi nga mbytja dy fëmijë në plazhin e Velipojës, gjatë sezonit turistik.

Kraja u konsiderua si hero gjatë kësaj vere pasi shpëtoi dy fëmijë nga mbytja. Ngjarja ndodhi kur Kraja pa dy të mitur në rrezik për jetën në det dhe, pa hezituar, u hodh për t’i shpëtuar. Falë ndërhyrjes së tij, fëmijët shpëtuan, por ky akt heroik i kushtoi jetën Arjan Krajës. Ai përfundoi në gjendje kome, nga e cila nuk arriti të dilte.

Ekipi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), ku Arjan Kraja prej vitesh ka qenë në detyrën e shefit të grupit, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehu keqardhjen për ndarjen nga jeta të kolegut të tyre.

“Gjatë viteve të tij në detyrë si shef grup, Arjani u dallua për përkushtimin profesional, ndershmërinë në punë, si dhe mirësinë e tij njerëzore, që e bënte të respektuar e të dashur nga të gjithë kolegët”, u shpreh ekipi i OSSH-së.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights