Muzeu i Luftës së Ftohtë është pasuruar me objekte të ndryshme të periudhës së komunizmit.
Bëhet fjalë për veshje apo libra të Enver Hoxhës dhe shkrimtarëve të kohës.
Ekspozita vjen për vizitorët si një rrëfim i së kaluarës.
Interesi për objektet e ekspozuara ka qenë i lartë nga vizitorët veçanërisht nga turistë të huaj të cilët janë kuriozë për periudhën e diktaturës në Shqipëri.
Ndërkohë ky muze është vizituar nga një numër më i lartë turistësh në muajt e parë të 2026-ës.
Muzeu i Luftës së Ftohtë në qytetin e gurtë është pajisur edhe me sinjalistikë për tu ardhur në ndihmë vizitorëve gjatë ndalesës së tyre në këtë atraksion turistik.
