Disa shtete amerikane janë prekur rëndë nga stuhitë e forta pranverore që kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe i kanë marrë jetën të paktën 24 njerëzve që nga java e kaluar.
Në Louisville dhe në Kentaki, nivelet e lumenjve u rritën me 5 metra në vetëm 24 orë. Ky i fundit është i goditur më rëndë. Për komunitet që ndodhen pranë lumit Kentucky është lëshuar urdhri i evakuimeve të detyrueshme.
Videot nga Cincinnati, Dayton, Montgomery dhe Franklin në Ohio zbulojnë shkallën e dëmit për të cilin qeveria e këtij shteti kishte paralajmëruar banorët. Energjia dhe gazi u ndërprenë në rajonet që shtrihen nga Teksasi në Ohajo.
