640 0 3988d3442fcbf20c6e722350d289b62b

Këtë të enjte  po zhvillohet samiti për paqen dhe sigurinë për Ukrainën në Paris. Ky takim i tretë, i quajtur si ‘koalicioni i vullnetit’, ka mbledhur një sërë liderësh si kryeministri britanik Keir Starmer, shefin e NATO-s Mark Rutte, kryeministren italiane Giorgia Meloni, kryeministrin polak Donald Tusk dhe të tjerë.

Diskutimet do të përqendrohen në mënyrën se si të forcohet Ukraina ushtarakisht për të penguar sulmet e ardhshme dhe si të monitorohen armëpushimet e kufizuara mbi objektivat detare dhe infrastrukturën energjetike, siç u diskutua në bisedimet e udhëhequra nga SHBA këtë javë në Arabinë Saudite.

Ndërkohë, lidhur me këtë takim, ka ardhur edhe një reagim i ashpër nga Moska, e cila akuzon Britaninë dhe Francën se po përpiqen të hartojnë ndërhyrje ushtarake në Ukrainë.
Ajo paralajmëroi se një zhvillim i tillë mund të çojë në një konflikt të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s.

“Londra dhe Parisi vazhdojnë të hartojnë plane për ndërhyrje ushtarake në Ukrainë. E gjithë kjo maskohet si një lloj misioni paqeruajtës,” tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

Të dy vendet kryesojnë të ashtuquajturën “aleancë të të vullnetit”, e cila po mblidhet sot në Paris, me qëllim planifikimin e një ndërhyrjeje të mundshme evropiane për arritjen e armëpushimit në Ukrainë. Mes skenarëve që po shqyrtohen thuhet se është vendosja e trupave evropiane brenda territorit ukrainas, një perspektivë që Moska e konsideron krejtësisht të papranueshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights