Policia e tiranes
Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj në kuadër të një operacioni kundër trafikimit të lëndëve narkotike nga SHBA-ja nëpërmjet postës. Sipas uniformave blu në pranga ranë një 24-vjeçar dhe një 22-vjeçar sapo kanë tërhequr pakon me kanabis. Bëhet fjalë për një pako me rreth 1 kilogramë kanabis me përqindje të lartë THC-je, në një degë postare në Vorë. “Në vijim të aksioneve policore intensive, me fokus goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike kanabis sativa me përqindje të lartë THC, nga ShBA, me qëllim shitjen në vendin tonë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, finalizoi operacionin “Pako 5”. Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit K. Q.,24 vjeç dhe D. H.,22 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata u kapën në flagrancë, menjëherë pasi morën në një degë postare në Vorë, një pako me 1 kg e 52 g kanabis me përqindje të lartë THC, të trafikuar nga ShBA, me qëllim shitjen në Shqipëri”, njoftoi policia
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights