Pas shtyrjes së seancës në GJKKO, Monika Kryemadhi në një prononcim për mediat, është shprehur se në shqyrtimin paraprak është vendosur që t’i vihet në dispozicion aktekspertimi i telefonit dhe përgjimet telefonike.
“Ne kërkuam nga gjyqtarja që përveç të kishim ekspertimin e telefonit, pasi çdo gjë është e ndërtuar si fabul, për të ndërtuar një iluzion optik, pavarësisht se mesazhet nuk përbënin vepër penale. Edhe në seancë paraprake, gjyqtarja kishte vendosur të më pajisje me materialet nga telefoni im. Prokuroria përdor një sms ku unë them; dua të marr një shtëpi.
Dhe më pas unë kthej mëndje. Dhe thonë është korrupsion, për te Kodra e Diellit. Por thuhet se shtëpia është marrë si premtim për ligjin për minierat. Por ajo shtëpi nuk ekziston.”, tha ajo
