Milan-Bologna është finalja e Kupës së Italisë për këtë sezon që do të luhet më 14 Maj në stadiumin “Olimpico”.
Skuadra emiliane iu bashkua asaj milaneze, pasi mundi edhe në ndeshjen e kthimit Empoli. Bologna triumfoi me rezultatin 2-1 të Enjten në stadiumin “Dall’Ara” për tu kthyer në finalen e Kupës së Italisë pas 51 vitesh ku edhe e fitoi për herë të fundit.
Fabbian realizoi për vendasit pas 7 minutash lojë. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1 pas golit të Kovalenko për skuadrën toskane.
Futbollistët e Bologna nuk e pranuan rezultatin edhe pse i kualifikonte, por shënoi Dallinga në minutën e 87’.
Takimi i parë në fushën e Empoli ishte mbyllur 3-0 për Bologna që është 2 herë fituese e Kupës së Italisë.