Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha sot se Shqipëria ka bërë hapa mbrapa sa i përket raportit me BE

. Ai akuzoi Ramën se është peng i krimit të organizuar dhe ata nuk e lënë të japë dorëheqjen.

“Hapa mbrapa sa i përket raportit me BE. Shqipëria një tjetër rekord tjetër i zi, rikthehet monitorimi nga BE për shkak të regjimit fiskal shumë problematik.

Një hap shumë i madh mbrapa.

Ndërkohë që aspirojmë të bëhemi anëtarë të BE-së, hyjmë në një listë me Vietnamin.

Vendoset nën regjim monitorimi fiskal se nuk përmbush kriteret e BE, transparenca e sistemit fiskal, taksimi i drejtë dhe i ndershëm dhe luftën kundër praktikave të dëmshme fiskale.

Një vend që ka prioritet pastrimin e parave, që ka prioritet të kthehet në një lavatrice të krimit të organizuar ndërkombëtar, rajonal dhe lokal.

Edi Rama është peng i tyre dhe ata nuk e lënë dhe të jap dorëheqjen dhe kjo vetëm ndëshkon Shqipërinë.

Hapa të tjera e presin nëse guxon të ecë me ligjin për amnistinë fiskale apo pasaportat e arta.

Këto të gjitha janë pasoja të një qeverie mafioze e cila dhe ekonominë e administron në këtë mënyrë. Kjo është kosto për qytetarët dhe sipërmarrësit e ndershëm.

Jam i bindur se të gjithë së bashku me gjithë qytetarët shqiptarë, të ndershëm e patriotë do ta shporrim monizmin jo vetëm nga bashkitë tona, por nga faqja e dheut dhe do të mbizotërojë liria, por mbi të gjitha llogaridhënia”, deklaroi Meta.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights