Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për mediat ka akuzuar qeverinë ‘Rama’ se nuk ka mbështetur qytetarët.

I ndalur tek situata e përmbytjeve Meta tha se drejtësia duhet të veprojë për ndaj drejtuesve të sistemit energjetik.

Ndër të tjera kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta shtoi se në një vend ku llogaridhënia është zero, referendumi është i domosdoshëm.

“Kemi të bëjmë me një fatkeqësi natyrore.

Qeveria të dëmshpërblejë qytetarët dhe drejtësia të veprojë ndaj drejtuesve të sistemit energjetik për të gjitha aktet e rënda si korruptive që çuan në këtë situatë, ashtu edhe për moslajmërimin e autoriteteve vendore qytetarëve për t’u mbrojtur nga përmbytja.

Në një vend ku llogaridhënia është zero për shkak të kapjes së shtetit dhe paralizimit të të gjitha institucioneve e vetmja rrugë për vendosjen e llogaridhënies është ajo e referendumit dhe besoj që bashke me PD dhe të gjithë forcat e tjera opozitare do të bëjmë të mundur që Shqipëria të ketë jo një por disa referendume që do të vendosin shtetin e së drejtës që u përgjigjet qytetarëve dhe jo që i shtyp ato”, tha Meta.

 

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights