📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Avioni amerikan 1024x529

Një incident ka ndodhur gjatë një fluturimi në aeroportin Ndërkombëtar të Denverit në Amerikë.

Më shumë se 170 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit u evakuuan pasi motori i një avioni të American Airlines mori flakë.

Avioni ishte nisur nga Kolorado me destinacion Aeroportin Ndërkombëtar të Dallasit në Teksas. Incidenti ndodhi  pasi avioni Boeing 737-800 u devijua dhe u ul në Denver.

Situata u duk se u përshkallëzua disa minuta më vonë, pasi avioni u ul në aeroport, kur dikush në radio bërtiti zjarr në motor.

Dymbëdhjetë pasagjerë pësuan lëndime të lehta dhe u dërguan në një spital lokal. Imazhet tregojnë pasagjerët duke u ngjitur nga dyert e urgjencës dhe mbi krahët e avionit.

Administrata Federale e Aviacionit e SHBA (FAA) ka hapur hetim për të kuptuar shkaqet e incidentit.

Kjo ngjarje vjen pas një sërë incidentesh në Amerikën e Veriut që kanë ngritur shqetësime për sigurinë e aviacionit.

Një aksident fatal në Uashington DC la të vdekur 67 persona kur një avion rajonal i American Airlines u përplas në ajër me një helikopter të ushtrisë amerikane Black Hawk.

Përplasja në kryeqytetin amerikan ngriti pyetje në lidhje me mungesat e kontrollorëve të trafikut ajror.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights