Hajduti i marketeve

Një 20 vjeçar ka rënë në prangat e policisë Tiranë pasi ka thyer gjatë natës dyert e 3 marketeve në kryeqytet, duke vjedhur shuma parash.

Mësohet se i riu është dënuar edhe më parë për të njëjtin krim, gjë që duket dhe nga videoja ku ai vepron lehtësisht…

“Sekuestrohen sendet e forta (leva hekuri) që përdorte ky shtetas. Pas denoncimeve të administratorëve të 3 marketeve, se në këto subjekte, ishin vjedhur me thyerje, shuma parash, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën, në kuadër të operacionit “Precedenti”, me qëllim ndalimin e autorit të rasteve.

Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi O. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se gjatë natës, në datat 28 mars dhe 6 prill, pasi ka thyer me sende të forta (leva hekuri), dyert e 3 marketeve, ka vjedhur shuma parash.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 20-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights