Plagosje ne fier1

Një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e të shtënave me armë në Fier. Gazetari i Vizion Plus, Ilmi Saliaj mëson se e plagosura është Suzana Mernica. Ajo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë A. Cimili, 66 vjeç dhe A. Cimili, 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.

Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights