📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
A4de0cf8 c933 4680 9c2f 31954e561f8f sd
Policia e Krujës ka identifikuar dhe shoqëruar brenda pak orësh autorin e dyshuar të tentativës për vjedhje në një market në pedonalen e qytetit, ngjarje e cila u filmua dhe u publikua edhe në rrjetet sociale. Sipas policisë, autori i dyshuar është një 14-vjeçar, i cili dyshohet se theu xhamat e marketit me një çekiç, me qëllim vjedhjen e subjektit. Gjatë veprimeve hetimore u sekuestruan çekiçi i përdorur në ngjarje, si edhe veshjet që i mituri mbante në momentin e tentativës. Për shkak të moshës, ndaj 14-vjeçarit po kryhen procedurat ligjore në prani të prindërve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi Tentoi të vidhte me thyerje, në një market në pedonalen e qytetit, identifikohet dhe shoqërohet pak orë pas krimit, autori i dyshuar. Sekuestrohen sendi i fortë (çekiç) me të cilin 14-vjeçari theu xhamat e subjektit, dhe veshjet që mbante në momentet e krimit. Menjëherë pas njoftimit për një tentativë për vjedhje me thyerje, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një market në pedonalen e qytetit (rast i pasqyruar dhe në rrjete sociale), specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për kapjen e autorit. Si rezultat i këtyre veprimeve, u identifikua dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit, pak orë pas kryerjes së krimit, autori i dyshuar i rastit, një 14-vjeçar, me të cilin vijojnë të kryhen veprime procedurale, me asistencën e prindërve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights