Diaspora 1024x576

Teksa na ndajnë 10 ditë nga zgjedhjet, numri i votave të diasporës që mbërrijnë në KQZ vijojnë të rritet. Deri më tani, kanë mbërritur 108,812 vota.

Numrin me të lartë të kthimeve e mban Italia me 46 203, ndjekur më pas nga Gjermania, Greqia.

Ndonëse ka pasur një përmirësim të ndjeshëm orët e fundit, procesi në Greqi vijon të jetë problematik, me dorëzimin e fletëve të votimit në postë.
Për këtë process është angazhuar edhe ambasada Shqiptare në Greqi, e cila në rrjetet sociale ka postuar adresa të zyrave postare që do të jenë hapura përtej orarit zyrtar dhe në ditë pushimi për të përshpejtuar procesin.

Ndërkohë sa i përket qarqeve, numrin më të lartë të votave të mbërritura në KQZ e mban Tirana, me 24 191 vota, më pas Durrësi, Fieri dhe Elbasani.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights