Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read


Kuvendi i Shqipërisë miratoi gjatë natës projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të tij për qëllime mjekësore dhe industriale”. Ndonëse qëndrimeve kundër të opozitës, e cila shprehu rezervat e saj për këtë projektligj, mes zërave kundërshtues ishin dhe tre deputetë të PS-së, të cilët abstenuan gjatë votimit në Kuvend. Bëhet fjalë për socialistët Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erjon Braçe.

Ligji u miratua me 69 vota pro, 23 kundër dhe 3 abstenime.

Qëndrimi i opozitës
Opozita shprehu dyshime pse projektligji u miratua me procedurë të përshpejtuar në komisionet parlamentare nga socialistët, dhe nga ana tjetër nuk ka ndonjë studim mbi përfitimet që ka ekonomia e Shqipërisë në raport me rreziqet dhe pasojat sociale, shëndetësore dhe kriminale që sjell përdorimi i marijuanës. Megjithatë shumica socialiste e miratoi projektligjin me votat e saj, për të ligjëruar kultivimin dhe përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale, duke përsëritur se kontrollet do të jenë të rrepta dhe mundësitë e fitimeve financiare dhe punësimi janë të mëdha.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights