📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Dusa 696x522

Ministri i Financave Petrit Malaj bëri të ditur se, treguesit kryesorë ekonomikë për periudhën janar- prill 2026 paraqiten me rritje pozitive.

Të ardhurat totale, për periudhën janar-prill 2026, arritën në rreth 275,7 miliardë lekë, 105,2 % e planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 28,8 miliardë lekë ose 11,7 % më shumë.

Ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën katërmujore të vitit 2026, arritën në rreth 221,6 miliardë lekë, me realizim në masën 95,1% të planit të periudhës dhe  krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025 ky zë ka rezultuar 6,2 % më i lartë ose rreth 12,9 miliardë lekë më shumë.

Referuar statistikave, Malaj tha se të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për këtë periudhë janë në shumën 171,6 miliardë lekë, 7,7 miliardë lekë ose 4,7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), u realizuan në vlerën 73,6 miliardë lekë, 1,2 miliardë lekë ose 1,7% më shumë se katërmujori i vitit 2025, me realizim në masën 96,8% të planit për periudhën katërmujore 2026 për të ardhurat doganore.

Gjithashtu me rritje pozitive rezultojnë edhe të ardhurat nga TVSH në import. Për periudhën janar-prill 2026, ky tregues shënoi 49,5 miliardë lekë, 704 milionë lekë ose 1,4% më shumë se katërmujori i vitit 2025 ose 96,8% e planit të periudhës.

Ndërsa të ardhurat nga akciza, janë realizuar në shumën 20,4 miliardë lekë, 437 milionë lekë ose 2,2% më shumë se katërmujori i vitit 2025, ose 97,5% e planit për katërmujorin 2026.

Ministri vuri në dukje se kjo rritje vjen si rezultat i përmirësimit të administrimit tatimor dhe doganor, si dhe zbatimit më korrekt të strategjisë afatmesme të të ardhurave.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights