📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Re te zeza tymi mbulojne zonen e Milotit shkak dyshohet djegia masive e gomave sd

Policia ka liruar nga qelia këtë të premte, më 20 mars, drejtorin e Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, pasi hetimet paraprake nuk kanë gjetur lidhje të tij me dy magazinat ku u sekuestruan rreth 4 mijë rrënjë kanabis.

Hasa do të hetohet në gjendje të lirë.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur vëllai i tij, R.H, si dhe një përgjegjës i OSHEE-së, të dy të dyshuar për përfshirje në këtë rast. Hetimet e mëtejshme vazhdojnë për identifikimin e të gjitha personave të përfshirë dhe zbardhjen e rrjetit të kultivimit të lëndës narkotike.

Ditën e djeshme,  u sekuestruan rreth 4 mijë rrënjë kanabis në dy magazina, në fshatin Kurtaj të njësisë administrative Gjocaj të Peqinit.

Në momentin që është ndërhyrë nga forcat e policisë, brenda ambienteve nuk është gjetur njeri. Por magazinat rezultonin në pronësi të drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa.

Pas ngjarjes, ai u shpall në kërkim dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pezulloi nga detyra. Më pas ai u vetëdorëzua. Megjithatë i ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights