Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një propozim të ri, duke ftuar PDK-në dhe LDK-në që të propozojnë tre kandidatë të përbashkët për President.
Sipas LVV-së, këta tre kandidatë duhet të jenë figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar e kombëtar, me kontribut të dëshmuar në jetën profesionale dhe shoqërore, dhe jashtë skenës aktuale politike.
“Për këta të tre do të siguroheshin së paku 90 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me atë rast, paraprakisht do të tërhiqeshin nga kandidatura Zëvendës-kryeministri dhe Ministri i punëve të jashtme dhe diasporës Glauk Konjufca e deputetja Dr. Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.
Partia në pushtet ka theksuar se koha është e kufizuar për shkak të afateve kushtetuese dhe ka kërkuar përgjigje nga opozita deri të dielën në mbrëmje, duke shtuar se një zgjidhje është e mundshme dhe e domosdoshme.
