Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Urban 770x432

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka dhënë miratimin për një projektvendim që synon kompensimin e shoqërive të transportit publik në kuadër të paketës Anti-Krizë.

Vendimi vjen pas kërkesës zyrtare të ministrisë dhe propozimit të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, për të mbështetur sektorin e transportit, i cili është prekur ndjeshëm nga rritja e çmimeve të karburanteve si pasojë e krizës globale energjetike.

Sipas projektvendimit, shoqëritë e linjave qytetëse, rrethqytetëse dhe ndërqytetëse do të përfitojnë kompensim në masën 50 lekë për litër karburanti për një periudhë tre mujore, për muajt mars, prill dhe maj 2026. Kompensimi do të llogaritet mbi bazën e konsumit të kësaj periudhe, por nuk do të tejkalojë sasinë e konsumuar në të njëjtën periudhë të vitit 2025 për secilin operator.

Në relacion theksohet se rritja e çmimeve të naftës dhe gazit ka arritur nivele rekord, duke ushtruar presion të madh mbi sektorin e transportit, i cili përbën rreth 98% të volumit të përgjithshëm të transportit në Shqipëri. Kjo situatë ka rritur ndjeshëm kostot operacionale për operatorët dhe, në mënyrë të drejtpërdrejtë, ka ndikuar edhe te qytetarët si përdorues të shërbimeve.

Dokumenti evidenton se Shqipëria ka një rrjet rrugor prej rreth 18 mijë kilometrash, ndërsa transporti ndërqytetës realizohet përmes 439 linjave të operuara nga 242 subjekte të licencuara. Po ashtu, çdo muaj përshkohen rreth 9 milion kilometra nga autobusët, ndërsa fluksi i udhëtarëve arrin në rreth 50 milion në vit.

Në këtë kontekst, ndërhyrja e qeverisë përmes skemës së kompensimit synon të lehtësojë barrën financiare të operatorëve dhe të shmangë rritje të mëtejshme të çmimeve për qytetarët.

Efekti financiar i këtij vendimi parashikohet të jetë rreth 250 milion lekë dhe do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, si dhe nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për linjat urbane të kryeqytetit.

Projektvendimi përcakton gjithashtu kriteret dhe dokumentacionin që duhet të paraqesin subjektet përfituese, ndërsa kërkesat për kompensim do të pranohen deri më 1 gusht 2026 dhe do të verifikohen nga administrata tatimore.

Me miratimin e këtij vendimi, Bashkia e Tiranës synon të kontribuojë në stabilizimin e sektorit të transportit dhe në zbutjen e efekteve të krizës energjetike mbi ekonominë dhe qytetarët.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights