Lara Colturi pati një sezon të suksesshëm në Kupën e Botës. Skiatorja e Shqipërisë e mbylli e 8-ta në klasifikimin e përgjithshëm. Me garën finale të së Enjtes në disiplinën e slalomit ku u rendit e 11-ta i dha fund aktiviteteve. Të Martën Lara u klasifikua e 5-ta në finalen e slalomit gjigand. Një përmirësim i dukshëm nga një sezon më parë ku 18-vjeçarja është ngjitur në klasifikim.
“Ishte një sezon shumë i vrullshëm. Jam i kënaqur për hapat që kam bërë. Në sezonin e parë e nisja me 22 apo e 27, ndërsa tani jam rregullisht pjesë e 15 të parave. Kemi punuar shumë mirë. falenderoj të gjithë. Tani duhet të përqendrohem te diploma e shkollës së mesme, pak pushim dhe të nis çdo gjë nga fillimi.“
Lara Colturi u ngjit edhe në podium gjatë garave të sezonit të rregullt, duke u renditur 2 herë në vendin e 2-të dhe 1 në atë të 3-të. Sezoni i ardhshëm ka edhe një objektiv madhor Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në Itali Shkurtin e ardhshëm.