📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
5cf65dc5 3b7f 4680 8fb8 00e20fec6b87 e1778588755478 696x415

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti në një takim zyrtar në Tiranë, homologun e tij italian, Matteo Piantedosi. Takimi është në kuadër të forcimit të partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve.

Gjatë takimit, të dy ministrat vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë, të mbështetura mbi lidhje historike, kulturore, ekonomike dhe njerëzore, si dhe riafirmuan angazhimin e përbashkët për forcimin e Partneritetit Strategjik mes dy vendeve.

Ministri Lamallari shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Italisë ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë, duke theksuar rolin aktiv të Romës në mbështetjen e perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor. Ai nënvizoi se, në kushtet e sfidave aktuale gjeopolitike, uniteti dhe solidariteti ndërmjet Bashkimit Europian dhe vendeve të rajonit mbeten thelbësore për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit.

Në fokus të diskutimeve ishte bashkëpunimi në fushën e policisë dhe sigurisë, menaxhimit të migracionit dhe kontrollit kufitar.

Të dy ministrat vlerësuan rolin e komunitetit shqiptar në Itali dhe të qytetarëve italianë që jetojnë e investojnë në Shqipëri, duke e konsideruar këtë urë njerëzore si një element kyç në afrimin e mëtejshëm mes dy vendeve. Në këtë kuadër, u evidentua edhe rëndësia e ruajtjes dhe promovimit të kulturës arbëreshe në Itali, si pjesë e trashëgimisë së përbashkët historike dhe kulturore.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, duke konfirmuar nivelin e lartë të dialogut politik dhe bashkëpunimit strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights