📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Gsgsggdgd7 1024x576

Me urdhër të ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari, dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut janë shpallur non-grata në Shqipëri. Valon Bela dhe Bekir Halimi dyshohen të përfshirë në veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar.

Vetë ministri Besfort Lamallari, në një intervistë theksoi se Ikballe Huduti Berisha, nuk është i vetmi person i shpallur i padëshiruar në Shqipëri, për shkak të rrezikshmërisë që paraqet për kombin shqiptar.

Ky vendim i fundit është firmosur nga Lamallari pas informacioneve të përcjella nga shërbimet informative të shtetit ku bëhet fjalë për lidhje të Valon Belas dhe Bekir Halimit me veprimtari që përbëjnë rrezik dhe kërcënim për vendin.

Në qershor, Lamallari shpalli ‘person të padëshiruar në Shqipëri’, Ikballe Huduti Berisha për një periudhë 15-vjeçare, pasi u bë pjesë e protestave në Tiranë. Huduti akuzohet për lidhje të forta me regjimin iranian ndërsa publike është bërë dhe një fotografi e saj krah ish-presidentit të Iranit Mahmud Ahmadinexhad.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights