Chris lacivita 1024x668

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 Majit, amerikani Chris LaCivita është pjesë e çeljes së fushatës së opozitës ditën e sotme.

Në një fjalë të shkurtër përpara të gjithë demokratëve të mbledhur në Sheshin “Nënë Tereza”, LaCivita i ftoi të gjithë shqiptarët të votojnë për Sali Berishën që t’i japin vendit një shpresë dhe mundësi.

Chris LaCivita theksoi se socialistëtnë Shqipëri duan të burgosin opozitën e tyre njësoj si ata në SHBA donin të burgosnin Donald Trump, por sipas tij ata do të dështojnë.

“Kush është gati ta bëjë Shqipërinë madhështore sërish? Në 2024 në Shtetet e Bashkuara socialistët u përpoqën të burgosnin Donald Trump, por dështuan.

Në 2025 këtu në Shqipëri socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën e  tyre, do të dështojnë. Përse? Sepse nuk kanë çfarë të thonë për të gjithë dështimet e 12 viteve të fundit. 12 vite krim, 12 vite drogë dhe për 12 vjet mbi 1 milionë shqiptarë janë  larguar nga Shqipëria. Janë 12 vjet dështim ekonomik.

Përse të votosh për një parti që ka krijuar të gjitha problemet. Votoni për doktor Berishën! Jepini vendit tuaj një mundësi dhe jepini shpresë. Faleminderit, ju bekoftë perëndia”, u shpreh Chris LaCivita.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights