📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
1707325938 gjykatakushtetuese 696x393

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot, me shumicë votash, kërkesën e Partisë Demokratike lidhur me emërimin e ministres virtuale të inteligjencës artificiale, “Diella”.

Kërkesa e opozitës synonte shfuqizimin e dispozitave të dekreteve të Presidentit për emërimin e Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave, në pjesën që lidhet me funksionimin e “Diellës”.

PD kishte argumentuar se emërimi i një ministreje virtuale cenon përcaktimet kushtetuese dhe se Presidenti kishte tejkaluar kompetencat e tij me dekretet përkatëse.

Gjykata Kushtetuese kishte përfunduar shqyrtimin e çështjes dhe ishte tërhequr për vendim, ndërsa sot komunikoj zyrtarisht vendimarrjen e saj, e cila u arrit me shumicë votash.

Gjykata Kushtetuese vlerëson se kjo është një çështje e re, për të cilën ajo nuk ka pasur qëndrime të mëhershme në kontekstin e inteligjencës artificiale.

“Së dyti, përdorimi i inteligjencës artificiale nuk mund të ndryshojë rendin kushtetues dhe ligjor të ushtrimit të kompetencave publike, të përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Përdorimi i një mjeti teknologjik nuk mund të krijojë, zgjerojë, transferojë ose zëvendësojë këto kompetenca. Një kërkesë e tillë buron nga parimet e shtetit të së drejtës dhe të ligjshmërisë”, lexohet në argumentimin e publikuar nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas argumentit, “në rastin konkret, kërkuesi ka pretenduar,  se përmes dekreteve të kundërshtuara, Presidenti ka krijuar një strukturë të re ministrore dhe i ka ngarkuar Kryeministrit një përgjegjësi që nuk buron nga Kushtetuta ose ligji, duke cenuar kompetencat kushtetuese të organeve të tjera dhe garancitë kushtetuese për emërimin e ministrit. Mbështetur mbi këto argumente dhe pavarësisht bazës ligjore të përzgjedhur nga kërkuesi, Gjykata e vlerësoi çështjen sipas natyrës dhe objektit të saj, duke analizuar  kompetencat e saj të përcaktuara nga shkronjat

Në çështjen konkrete, Gjykata arrin në përfundimin se “formulimi i kundërshtuar është i aftë të prodhojë një efekt juridik individual ndaj Kryeministrit, por nuk rezulton se ai ka efekt konstitutiv autonom për krijimin e kompetencave ose strukturave të reja dhe në çdo rast efekti i tij nuk ka karakter normativ.

“Në çështjen konkrete, Gjykata çmon se ekzistenca e një mosmarrëveshjeje kompetencash me natyrë kushtetuese nuk varet vetëm nga qëndrimi i shprehur i organeve të përfshira se ato ndodhen në konflikt, por nga natyra e kompetencave të pretenduara dhe nga efekti që akti ose sjellja e një organi mund të ketë mbi sferën e kompetencave kushtetuese të një organi tjetër. Nga ana tjetër, çështja nëse kërkuesi konkret legjitimohet për të ngritur një mosmarrëveshje të tillë lidhet me legjitimimin e tij ratione personae, kriter të cilin ai nuk e përmbush, pasi nuk rezulton as subjekt në konflikt dhe as subjekt i cenuar drejtpërdrejt prej tij. Për rrjedhojë, çështja nuk mund të shqyrtohet bazuar në Kushtetutë”, lexohet në njoftim.

“Në çështjen konkrete, Gjykata evidenton se pavarësisht terminologjisë së përdorur në dekretet e kundërshtuara, nuk rezulton se kemi të bëjmë me një funksionar konkret kushtetues, zgjedhshmëria, papajtueshmëria ose zgjedhja/emërimi i të cilit mund të përbëjë objekt kontrolli sipas Kushtetutës. Për rrjedhojë, Gjykata çmon se ajo nuk mund ta shqyrtojë çështjen as mbi këtë bazë. Në përfundim, Gjykata me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës”, përfundon njoftimi i Gjykatës Kushtetuese.

Me rrëzimin e kërkesës, emërimi dhe funksionimi i “Diellës” mbetet në fuqi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights