Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur sot solidaritet me familjen e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili një ditë më parë zhvilloi një vizitë në shtëpinë e tij në Prishtinë.
Kurti tha se situata në familjen Krasniqi është jashtëzakonisht e dhimbshme, duke theksuar se të gjithë bashkëndjejnë me vuajtjen e saj.
“Është jashtëzakonisht e dhimbshme situata e rëndë në familjen e ish-kryekuvendarit, Jakup Krasniqi dhe në këto momente të vështira natyrisht që të gjithë bashkëndjejmë me vuajtjen edhe dhimbjen dhe urojmë që gjithçka të shkojë sa më mirë që është e mundur në një situatë kur ai u dënua me 25 vjet burg me gjithë ato pasaktësi historike e faktike. Padyshim që të gjithë jemi pranë familjes Krasniqi”, ka thënë Kurti.
Krasniqit u lejua të zhvillojë një vizitë në Kosovë lidhur me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij e cila është e sëmurë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
