Librazhd sd

Dy të rinj janë arrestuar në Librazhd, pasi kultivonin kanabis në platforma polistiroli.

Shtetasit me iniciale O. L., 24 vjeç dhe R. B., 26 vjeç, të dy banues në fshatin Xhyrë, kultivonin lëndën narkotike në një zonë të pyllëzuar.

“Si rezultat i një hetimi proaktiv të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe në koordinim me Prokurorinë, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve, të dyshuar të përfshirë në kultivim të bimëve narkotike, u zhvillua operacioni i koduar “Faza e parë”.

Gjatë kësaj faze të operacionit, u arrestuan shtetasit O. L., 24 vjeç dhe R. B., 26 vjeç, të dy banues në fshatin Xhyrë.

Ata u kapën në flagrancë, në zonën e pyllëzuar të këtij fshati, ku kishin kultivuar në platforma polistiroli, fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa.

Kontrollet dhe hetimet në kuadër të operacionit anticannabis “Faza e parë”, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights