Një 58-vjeçar është arrestuar në Pukë, pasi u kap në flagrancë duke kultivuar 105 bimë narkotike në një parcelë publike. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë me municion luftarak.
Pukë/Finalizohet operacioni i koduar “Gjurmimi”, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive.
Goditen një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe një rast i armëmbajtjes pa leje.
Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, i cili u kap në flagrancë në vendin ku kishte kultivuar 105 bimë narkotike.
Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë, që u gjet në banesën e i tij, si dhe asgjësohen bimët e dyshuara narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, për disa javë, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Gjurmimi”. Si rezultat i këtij operacioni u identifikua dhe u arrestua shtetasi:
-T. Ll., 58 vjeç, banues në fshatin Kodërbojë, Pukë.
Ky shtetas u kap në flagrancë në fshatin Kodërbojë, në një parcelë në tokë publike, ku ishin kultivuar 105 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 58-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, me një krehër me municion luftarak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”
