Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Kryeministri i vendit edi rama 33

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konferencën Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ku morën pjesë edhe përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij, Rama vuri theksin te përshpejtimi i reformave që lidhen me kujdesin ndaj fëmijëve. Tha se ata janë prioritet për Bashkimin Evropian, i cili përmes programeve e financimeve synon garantimin e të gjitha shërbimeve për pjesën më delikate të shoqërisë.

Përmes garancisë europiane për fëmijët, BE synon që të drejtat e fëmijëve t’i sigurojë dhe t’i vendosë në fokusin e jetës së vet të përditshme, dhe nga ana tjetër përmes këtij programi të shumëfishojë të gjitha rrugët dhe të gjitha mundësitë që çdo fëmije t’i jepet një shans. Nëse i referohemi shifrave është realisht një pasqyrë tejet kuptimplotë për domosdoshmërinë e thellimit të politikbërjes në funksion të fëmijëve dhe rritjen e ndërveprimit mes gjithë aktorëve shoqërore e institucionalë për akses të barabratë në arsim cilësor, për ofrim të shërbimit shëndetësor, kushte të përshtatshme strehimi, zhvillimin e programeve të mbrojtjes së dedikuar.

Për të siguruar përmirësimin e kushteve sociale për fëmijët me aftësi të veçanta dhe në tërësi për të rritur ndërgjegjësimin për të drejtat e fëmijëve. BE ka përcaktuar edhe një financim të veçantë që i ndihmon vendet anëtare për të ecur në shinat e paracaktuara përmes dokumentit të garancisë europiane dhe për të zbatuar masa konkrette në reduktimin e varfërisë së fëmijëve dhe nga ana tjetër në ngushtimin e hendekut që është krejt shqetësues në të gjithë hapësirën europiane, sidomos si rezultat i goditjes që i dha pandemia pëlhurës sociale”, tha Rama.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights