Call center nga apartamenti
Një 37 vjeçar është arrestuar, 5 të tjerë janë proceduar penalisht dhe një 37 vjeçar tjetër është shpallur në kërkim, pasi janë përfshirë në një skemë mashtrimi përmes call center. Uniformat blu bëjnë me dije se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kishin kthyer një apartament në rrugën “Panorama” në kryeqytet, në qendër call center dhe mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive. Në pranga ka rënë organizatori i kësaj skeme, ndërsa në kërkim është shpallur 37 vjeçari i cili kishte marrë me qira apartamentin, me qëllim për ta përdorur në veprimtari të paligjshme. Operatorët sakaq po hetohen në gjendje të lirë. Njoftimi i Policisë: Zbulohet një apartament i përshtatur si call center, ku mashtroheshin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive. Vihet në pranga organizatori i kësaj veprimtarie dhe procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas të tjerë, të cilët u kapën në flagrancë në apartament, gjatë ndërhyrjes nga Policia. Shpallet në kërkim 37-vjeçari që e kishte marrë me qira apartamentin, për këtë qëllim.   Sekuestrohen pajisje kompjuterike, celularë dhe prova të tjera materiale. Si rezultat i hetimeve të kryera gjatë dy muajve, në drejtimin e Prokurorisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Location 2”. Si rezultat i këtij operacioni: – u arrestua në flagrancë shtetasi L. Xh., 37 vjeç; – u shpall në kërkim shtetasi R. M., 37 vjeç;  – nisi procedimi penal për shtetasit D. O., 19 vjeç, J. B., 20 vjeç, R. L., 26 vjeç, J. D., 24 vjeçe dhe E. N., 34 vjeçe. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në apartamentin në rrugën “Panorama”, që ishte përshtatur si call center, ku kanë kapur në flagrancë shtetasi L. Xh. dhe 5 operatorë, të cilët mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive. Nga hetimet rezultoi se apartamenti ishte marrë me qira nga shtetasi R. M., me qëllimin për ta përdorur për këtë veprimtari të kundërligjshme. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights